Shpërndaje

Selena Gomez është e njohur për stilin e veçantë në veshje dhe ndodh shpesh që të kryesojë listën e personazheve të veshur më bukur në evente të rëndësishme.

Por e tillë, me stil unik, është edhe në përditshmëri. Këngëtarja është e njohur për veshjet sportive me logot e mëdha të brandeve, një prej tendencave të kohëve të fundit, por nuk harron asnjëherë ta plotësojë look-un edhe me aksesorë.

Ajo që u ra në sy të gjithëve në një prej daljeve të fundit të saj ishin pikërisht këto syze, që me gjasë, Selena i ka marrë nga dollapi i gjyshes. Sikur ta dinte që do të përhapte “panik” në rrjet për të gjetur sa më parë një palë të tilla.

Edhe Fifi është frymëzuar nga një model i tillë.

/revistaclass.al/