Shpërndaje
Young woman washing her face with cold water

Kur bëhet fjalë për kujdesin e fytyrës, secila prej nesh është në kërkim të zgjidhjeve të reja që sfidojnë veprimin e kohës, mungesën e përkujdesjes së vazhdueshme apo në rastin më të keq përdorimin e produkteve toksike.

Shpeshherë këto alternativa nuk gjenden aspak në kremërat dhe trajtimet e shtrenjta, por në disa truke të thjeshta e si gjithmonë femrat koreane kanë diçka për të na mësuar. Kështu, uji i gazuar mund të përdoret për trajtimin e fytyrës, shkruan Living.

Mbushni një enë me ujë të gazuar. Në qoftë se nuk duroni dot “gudulisjet” e shkaktuara nga flluskat gjysma të mbushet me ujë të gazuar dhe gjysma tjetër e enës me ujë mineral natyral. Zhysni fytyrën për 5-10 minuta.

Flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive. Trajtimi i fytyrës me ujë të gazuar është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, si dhe nuk shkakton kurrfarë efekti anësor apo irritimi.

Larja e fytyrës me ujë të gazuar hidraton lëkurën, bashkon fibrat e kolagjenit duke i dhënë qëndrueshmëri asaj dhe rrit qarkullimin e gjakut në këtë pjesë të trupit.

ShënimRekomandohet vetëm një herë në javë dhe vetëm brenda një muaji do të shihni sa e shëndetshme dhe e shndritshme do të duket lëkura juaj.

o.j/dita